Kryeministri grek-Ramës: Arrestimi i Belerit do ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë.

Në një intervistë për mediat greke ai i ka dërguar dhe një mesazh të fortë të fortë kryeministrit Edi Rama ku tha se një sjellje të tillë në kurriz të monoritetit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse do të vijohet kështu, do të ndikojë jo vetëm në marrëdhënien 2 palëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Nuk do të pranoj një sjellje të tillë në kurriz të grekëve. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ndodhi me Fredi Belerin. Shkova në Himarë, isha kryeministri i parë që vizitova rajonin dhe u zotova se Greqia do të mbetet gjithmonë ndihmëse e pakicës etnike greke. Këtë ia kam bërë të qartë kryeministrit shqiptar. Shqipëria ta dijë shumë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, do të ndikojë si në marrëdhëniet tona dypalëshe, ashtu edhe në rrugën e saj drejt BE-së. Unë nuk do të pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Do të ketë efekte të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në rrugën e saj drejt BE-së, të cilën ne kishim deklaruar se do ta mbështesim”, tha Mitsotakis.

Të Fundit