Voton Roland Bejko: I vetmi demokrat në garë jam unë!

Kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak të Tiranës, Roland Bejko votoi në qendrën e tij rreth orës 11:00.

Në prononcimin për mediat menjëherë pas përfundimit të detyrës së tij si qytetar, Bejko bëri thirrje për të votuar të vetmin demokrat në garë që është ai.

“Dita që qytetarët e Tiranës të shprehen. Qytetarët e Tiranës e shikojnë që krimi i organizuar ka kriminalizuar ekonominë dhe nëse ata janë bindur për ato që ne kemi thënë gjatë fushatës elektorale, sot është dita që ata ta refuzojnë kapjen e tregut të Tiranës nga krimi i organizuar, oligarkia politike dhe oligarkia financiare. Oligarkët në Tiranë njihen me ejmër, që me Samirin, me Çetin e të tjerë, prandaj qytetarët e Tiranës duhet t’i japin frymëmarrje Tiranës me votën e tyre, duhet  t’i japin frymëmarrje demokracisë me votën e tyre dhe duhet të mbështesin alternativën më të mirë.

Projekti jonë për Tiranën është një projekt i cili do t’ua kthejë qytetin qytetarëve dhe këshilli bashkiak do të jetë ai që do të vendosë për gjithçka. I vetmi demokrat dhe i vetmi i djathtë në garë është Roland Bejko dhe Partia Demokratike. Të tjerët kanë bërë divorcin me Partinë Demokratike dhe kanë shkuar në parti të tjera ku janë strehuar dhe kanë ndjekur të shkuarën,” – u shpreh Bejko.

Të Fundit