Trupi i pajetë i një shtetasi holandez është gjetur nga polumbarët e forcave RENEA në kanionet e lumit Osum këtë të enjte.
Shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe është paraqitur në spitalin e Çorovodës për ndihmë mjekësore këtë të hënë pasi ishte lënduar në këto kanione. Ajo tregoi se kishte qenë me bashkëshortin e saj të cilin e kishte marrë rrjedha e lumit kur ishin futur për të notuar.
Jules Schuurmans, 68 vjeç do të transportohet drejt morgut të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.