Obeziteti, “epidemi e heshtur” OBSH: Shifrat në rritje

Bazuar në tendencat aktuale, Atlasi botëror i obezitetit  2023 projekton se deri në vitin 2035, 37% e Shqiptarëve do të jenë obez.

Aktualisht në vendin tonë  ky fenomen prek 25% të meshkujve dhe 24% të femrave mbi 20 vjeç si dhe 14% të djemve dhe 8% të vajzave 5-19 vjeç.

Por, këto shifra do të rriten me 2,6% çdo vit duke bërë që në 2035

40% e meshkujve dhe 33% e vajzave mbi 20 vjeç të jenë obez e po ashtu 35% e djemve dhe 24% e vajzave 5-19 vjeç.

Ekspertët e shëndetësisë vlerësojnë se mbipesha dhe obeziteti janë faktori i katërt më i zakonshëm i rrezikut për sëmundjet jokronike, pas presionit të lartë të gjakut, rreziqeve dietike dhe duhanit.

Ai është gjithashtu faktori kryesor i rrezikut për aftësinë e kufizuar, duke shkaktuar 7% të totalit të viteve të jetuara me aftësi të kufizuara dhe obeziteti lidhet me sëmundshmëri dhe vdekshmëri më të madhe nga COVID-19.

Të Fundit