Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shprehet i bindur se në vitin 2025, PD-ja do të jetë forca qeverisëse.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Alibeaj thotë se ai përfaqëson PD-në e cila sipas tij, ka bërë një betejë të madhe për të ruajtur euroatlantizmin e PD-së teksa shton se kjo forcë politike e ka të nevojshme që të rikrijojë atë që është e djathta.
Baton Haxhiu: Çfarë përfaqësoni ju?
Enkelejd Alibeaj: Unë përfaqësoj PD-në e cila ka bërë një betejë të madhe për të ruajtur euroatlantizmin e PD-së dhe përfaqësoj PD-në që e ka të nevojshme që të rikrijojë atë që është e djathta.
Baton Haxhiu: Politikisht ju jeni, por juridikisht nuk përfaqësoni asgjë. Rezistenca është heshtje.
Enkelejd Alibeaj: Është aksioni më i madh politik ka ndodhur në PD. Do të jetë kjo rrezja që do të prekë Shqipërinë. Nuk është 14 Maji sprova e kësaj lëvizje të re. 2025 është një nga etapat që do të jemi forca që do të jetë qeverisëse në 2025-ën. Në 2025-ën, shqiptarët duan që të mos kenë më dinozaurë, të mos vazhdojnë në atë që kanë vazhduar deri tani sepse këtu është demokraci e deformuar.