“Mos bëni pazare me mjekun”, Kirurgu: Ja ndërhyrja më e shtrenjtë kirugjikale

Kirurgu Panajot Papa është shprehur se operacioni që bëhet në hundë është më i vështiri.

I ftuar në Euronews Albania ai tha se teknikat e operacionit që bëhet në hundë ndryshojnë.

Më tej ai theksoi se në shëndet nuk duhet të bëhet pazare me mjeku ndërsa tregoi se ku është operacioni më i vështirë.

“Hunda mund të bëhet nga 20 minuta deri në 3 orë. Konsiderohet një strukturë anatomike. Teknikat ndryshojnë dhe ndryshojnë dhe struktura e fytyrës. Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhet pazar me shëndetësinë. Kirurgjia më e shtrenjtë ndodh në Zvicër dhe është rindërtimi i gjirit të një pacienteje me muskujt e pacientit. Kushton nga 70 deri në 100 mijë euro”- tha ai.

Të Fundit