Një tjetër rast suksesi ka qenë ai për një paciente në maternitetin “Koço Gliozheni”. Pas 25 vitesh pritje, Lindita, 43 vjeçe ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Kastriot Dallaku, obstetër gjinekolog tha në Euronews Albania se pacientja ka pasur një shtatzëni të qetë pa komplikacione të rëndësishme, edhe pse në moshën e saj risqet janë më të mëdha.
Mjeku u shpreh se mosha më e mirë për tu bërë nënë është 25-35 vjec ndërsa pas kësaj moshe gjasat për të shfaqur komplikacione janë më të mëdha.
“Shtatzënia ka suksesin më të plotë në grupmoshat 25-35 vjeç, duke kaluar mosha pas 35-40-45 vjeç rreziqet për shtatzëni janë më të mëdha si për nënë edhe për fëmijën. Janë rreziqe të krijimit se cilësua e vezës nuk është e njëjta me një nënë në moshë të re, mundësitë e keqformimit të fëmijës dhe rreziqet e shëndetit të nënës janë më të mëdha”, tha mjeku.