Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko çeli këtë të martë fushatën e tij elektorale. Ai tha se vendosi të kandidojë pasi është nga atë njerëz që gjithnjë e ka dashur dhe ka luftuar për Partinë Demokratike.
Bejko shtoi se ai asnjëherë nuk kishte përfituar prej partisë dhe një arsye e madhe që e shtoi të merrte pjesë në këto zgjedhje është fakti që nuk mund të lihet Tirana në dorën e një “non grate”, apo të lihet partia demokratike në dorën e solicaistit Meta.
“Kur pranova të kandidojë pranova sepse unë nuk jam kursyer në asnjë moment, jam një prej demokratëve të thjeshtë që kanë luftuar për Partinë Demokratike dhe nuk kanë përfituar kurrë prej saj. Së dyti, si mund të lejonim ne që Tirana të udhëhiqej nga një “non grata”, i shpallur si i tillë nga Amerika për korrupsiopn, si mund të lejonim ne që demokratët të binin në dorën e Ilir Metës”,-tha Roland Bejko.