Mësuesi, modeli, interpretuesi dhe komediani Sylvain Helaine njihet si “mësuesi më i tatuazhuar në botë” pasi ka mbuluar 100% të trupit të tij me bojë.
37-vjeçari nga Parisi ka shpenzuar 57,000 £ për koleksionin e tij të tatuazheve. Sylvain, i cili njihet si Freaky Hoody, është 100% i mbuluar me tatuazhe duke përfshirë pëllëmbët e duarve, mishrat e dhëmbëve dhe madje edhe pjesën e brendshme të syve.
Gjatë tre viteve e gjysmë, Sylvain mbuloi të gjithë trupin e tij duke përfunduar shtresën e tij të parë në Paris.
Ai tani është duke përfunduar shtresën e dytë të tatuazheve, duke synuar të bëjë një të tretë dhe të katërt. Sylvain pranon që një ditë, kur të jetë 80 ose 90 vjeç, ai do të jetë plotësisht i zi, pasi është mbuluar me tone shumë të errëta. Ai dëshiron që tatuazhet t’i ketë të pafundme.