Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” risjell në vëmendje, emrin e Eljana Gjoka, e cila edhe më parë, ka dalë në “Stop” për raste mashtrimi. Pasi morëm dijeni, se një shtetase në Vorë, mashtronte qytetarët për viza angleze, u vumë në lëvizje dhe lamë një takim me Eljonën, e cila na tregon, se për të ikur në Angli me vizë turistike 16-ditore, duhet të paguash 300 euro. Eljana tregon, se ka lidhje me shefin e madh, i cili punon si përfaqësues i Anglezëve. Ajo tregon gjithë procedurën, duke e ditur, se qytetari kërkon vizë, për të ndenjur më pas përgjithmonë në Angli.Në 7 mars një denoncues nga zona e Kasharit denoncoi në “Stop”, se një grua nga Vora, me emrin Eljana Gjoka Ismaili, e kishte mashtruar, duke u hequr si punonjëse kadastre. Ajo i kishte marrë 3.6 milionë lekë, me premtimin, se do t’i zgjidhte një problem pronësie.Premtimi dhe të hollat ishin dhënë që në prillin e kaluar dhe pas një viti, Eljana Gjoka Ismaili ka bllokuar kontaktet dhe nuk pranon të takohet me qytetarin.Gazetari i “Stop” gjeti Eljanën pranë Kadastrës në Rinas, duke e përballur me denoncuesin.Ajo pranoi, se kishte marrë 3.6 milionë lekë, duke këmbëngulur, se ishte punonjëse e kadastrës.Në fund Eljana kërcënoi denoncuesin në prani të kamerave, për këtë që i bëri, duke i thënë, se nuk do të ishte i gjallë, nëse nuk tërhiqej për 24 orë.
Fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, u janë bashkuar edhe Saimiri e Genti, duke bërë gjetjet e tyre në studion e “Stop”. Ne kemi pyetur qytetarët për sloganet e forcave kryesore politike në këto zgjedhje, dhe përgjigjet e tyre janë plot humor, për premtimet apo këngët e fushatës.
Në nëntor 2022 transmetuam denoncimin e zonjës Rina Qyra ( Hajrie). Ajo ishte debitore, pasi nuk kishte shlyer dot një kredi të marrë. Kjo cështje kaloi te Micro Credit Albania, e cila kërkoi sekuestro prone.Përmbaruesi Fatos Alimadhi bëri fakt të kryer sekuestrimin e një prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila kishte pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra. Alimadhi pretendoi, se mund të bllokonte pjesën takuese të vajzës debitore, edhe pse e ëma ishte gjallë dhe për më tepër ndarja nuk ishte bërë ende me gjyq.Në prill 2023, Idaet Rusi nga Pogradeci, tregoi, se bleu me këste një frigorifer në Korcë, duke vërtetuar me fatura pagesat e kryera. Por me urdhër të përmbaruesit Fatos Alimadhi i ishte bllokuar paga.Me ndërhyrjen e gazetarit të “Stop” paga e qytetarit Idaet Rusi, u zhbllokua.Pas shumë rasteve të shkeljeve, transmetuar në “Stop” Ministria e drejtësisë mori vendimin për heqjen e licensës së përmbaruesit Alimadhi.