Dalai Lama ka kërkuar falje pasi u shfaqën në internet pamjet që tregojnë atë duke puthur në buzë dhe duke i drejtuar gjuhën një djali të mitur.
Zyra e udhëheqësit shpirtëror budist tha se ai i kërkonte falje djalit dhe familjes së tij për lëndimin që mund të kenë shkaktuar gjesti dhe fjalët e tij.
Pamjet janë marrë nga një ngjarje më 28 shkurt kur Dalai Lama iu drejtua një grupi studentësh në tempullin Tsuglagkhang në Dharamshala, në Indinë veriore.
Në të, shihet një djalë i mitur duke iu afruar mikrofonit dhe duke pyetur Dalai Lamën: “A mund të të përqafoj?”
Fituesi i çmimit Nobel për Paqen e fton djalin në skenë, duke i thënë “së pari këtu” dhe duke i dhënë faqen e tij, të cilën djali e puth. Lama më pas i tregon buzët dhe i thotë “atëherë mendoj më në fund se duhet të puthësh edhe këtu”.
Më pas ai e tërheq djalin nga mjekra dhe e puth fëmijën në buzë.
Në video dëgjohen të qeshura dhe duartrokitje, përpara se Dalai Lama i nxjerr gjuhën djalit dhei kërkon që t’i “thithë gjuhën”.