Gëzim Prenga është një 54 vjecar nga Mirdita. Më 15 mars 2023 e arrestojnë në afësi të Vorës, teksa ishte duke drejtuar mjetin. Sipas policisë së Lezhës, arrestimi i tij është bërë për shkak, se ishte një person i shpallur në kërkim, i shumëkërkuar, i cili akuzohet për mashtrim.Edhe më parë ka qenë i dënuar po për mashtrim dhe ka kryer dënimin.Por, familjarët pretendojnë se, gjatë shoqërimit të tij për në komisariat, disa policë e kanë dhunuar në fytyrë.Për të gjitha pretendimet, prokurori i cështjes, Ylli Pjetërnikaj, na tha se do të bëhen të gjitha veprimet hetimore për të dalë në një përfundim.Sot, Gëzim Prenga ndodhet në paraburgim në Shënkoll, me masën “arrest me burg”.Në përgjigjen zyrtare, Policia e Lezhës thotë, se ky shtetas është dëmtuar vetë dhe nuk ka pranuar të mjekohet. Policia mohon faktin, se mbi të nuk është ushtruar dhunë.Nga ana tjetër, prokurori Ylli Pjetërnikaj, thotë, se Organi i Prokurorisë i ka trajtuar me seriozitet pretendimet. Do të merret kallzim dhe do të kryehen verifikimet e duhura. Pas kallzimit, do të bëjmë kqyrjen e personit dhe akt-ekspertizën mjeko ligjore.
- +355 67 220 8888
- [email protected]