Një 37-vjeçare është arrestuar në Durrës, pasi ishte në kërkim për vjedhje.
Mësohet se e reja me iniciale B.B., ishte dënuar nga Gjykata me burg për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” pasi në bankën ku ajo punonte u kishte vjedhur shuma parash klientëve të këtij subjekti privat.
E reja do të vuajë dënimin me burg për shpërdorimin e detyrës, pas arrestimit.
Njoftimi i policisë:
Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.