Paga mesatare në 900 euro brenda 2 viteve, Belinda Balluku: Qeveria miraton të premten programin

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku prezantoi sot programin për rritjen e pagës mesatare në 900 euro, brenda 2 viteve të ardhshme.

Pas mbledhjes së qeverisë, Balluku pohoi se programi pritet të kalojë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, ditën e premte.

“Sot kemi pasur një prezantim nga Ministri i Financave përsa i përket të gjithë programit për rritjen e pagave, që do të kalojë në mbledhjen e qeverisë, që do të kemi plus këtë javë ditën e premte, pikërisht për çështjen e pagave. Siç e ka thënë dhe kryeministri, patjetër siç ne bëjmë indeksim të vazhdueshëm të pensioneve, është duke u studiuar edhe çështja për të rritur pensionet. Por siç do rriten dhe pagat, me një fazim 2-vjeçar, ashtu do të duhet të ndodhë edhe për pensionet. Ditën e premte, Ministri i Financave do të ketë mundësinë që para jush ashtu si unë sot, të bëjë një pasqyrë të qartë të gjithë programit për rritjen pagave në administratën publike, që me thënë të drejtën është pritur me shumë kënaqësi nga të gjithë punonjësit dhe vartësit tanë”, pohoi ministrja.

Të Fundit