Kufiri për tokën përplas dy vëllezër, njëri prej tyre përfundon në spital

Një mosmarrëveshje për kufirin e tokës dyshohet se u bë shkak për një përplasje mes dy vëllezërve mëngjesin e kësaj të mërkure në Lezhë.

Tv Klan raporton se ngjarja ndodhi në fshatin Merqi. Vëllezërit patën fillimisht një konflikt verbal mes njëri-tjetrit, që u përshkallëzua në përplasje fizike.

Palët u goditën me grushta, duke bërë që njëri prej vëllezërve të përfundonte në spital për shkak të dëmtimeve të marra. Në ambientet e spitalit shkoi edhe policia, e cila pritet që të zbardhë rrethanat e plota të ngjarjes.

 

 

Të Fundit