Një ngjare e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd.
Një grua është dhunuar në fshatin Xhyrë të njësisë Administrative Hotolisht.
Bëhet fjalë për shtetasen V. M nga Xhyra e cila është goditur me sende të forta.
Pas plagëve të marra, gruaja është dërguar me urgjencë në spitalin e Librazhdit.
Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi A.F.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për ujin e pijshëm.