‘Ku është tapia’ ditën që i vdiq babai, vajza nxjerr nënën në rrugë e i merr shtëpinë

Varvara Kapurani, një 77 vjecare nga Elbasani, tregon, se pas vdekjes së të shoqit dhe pas 55 viteve martesë, ka mbetur në mes të katër rrugëve.Ajo thotë, se kur qante të shoqin, njëra nga tre vajzat e saj, i merr letrat e shtëpisë, duke arritur t’i marrë pronën e ta nxjerrë jashtë.Gjithcka nisi, pasi një ditë cifti i të moshuarve u paraqit në zyrën e noteres Ilda Peza, për t’i dhënë adresën, sikur e bija banonte në shtëpinë e tyre, në mënyrë, që vajza të merrte kemp për të birin e sëmurë.Pas vdekjes së të shoqit Tili Kapurani, Varvara shkoi tek e bija në Greqi, ku mësoi, se kishte mbetur pa shtëpi, të cilën ia kishte zaptuar, vajza, Drita.E moshuara e denoncoi në polici, ku mëson, se vajza kishte një akt dhurimi nga aj vetë dhe bashkëshorti i ndjerë. Por Varvara thotë, se nuk di as të shkruajë e as të lexojë. Në këto kushte, gjykata vendosi, që të bllokohet shtëpia, por vajza zaptuese është futur brenda.

Të Fundit