‘Më mashtrove se jam 80 vjeç’ e moshuara përballet me noteren që e la pa shtëpi

Për cështjen e shtëpisë së të moshuarës Varvara Kapurani, të cilën ia zaptoi e bija në bashkëpunim me noteren Ilda Peza, kjo e fundit ka shkelur disa pika në ligjin e noterisë. Ajo nuk ia ka lexuar zonjës Kapurani dokumentin, që duhet të nënshkruante. E moshuara pretendon, se nuk di as të shkruajë e as ta lexojë.Noterja nuk ka parë origjinën e pronës e nuk ka kërkuar raport mjeko-ligjor për aftësinë mendore të 77 vjecares.Vetë e moshuara, me njërën nga vajzat, shkon të takojë noteren Ilda Peza, por ajo nuk pranon asgjë, dhe thotë, se cështja duhet ndjekur në prokurori.Edhe me gazetaren e “Stop” noterja mban të njejtin qëndrim, duke mos dhënë shpjegime, sesi e tjetërsoi pronën e 77 vjecares Varvara Kapurani, duke e nxjerrë atë në rrugë, në shkelje të ligjit të noterisë.

Të Fundit