Në redaksinë tonë, një prind nga Vlora denoncon për një pyetësor, që i është dhënë bashkëshortes së tij nga edukatorja, ditët e fundit.Ky pyetësor përmban pyetje të çuditshme, absurde dhe të konsideruara nga psikologët si të dëmshme dhe për më tepër të formuluar me një gjuhë të papërshtatshme. Nënave u kërkohet t’u japin përgjigje pyetjes : “Mendon, se do ishe më mirë e vdekur, ose se mund të dëmtosh veten me ndonjë lloj mënyre?”Alternativat, nga të cilat duhet të zgjedhin, janë: fare, disa ditë, më shumë se gjysmën e kohës, pothuaj cdo ditë.Prindërit thonë, se janë pyetur edhe të miturit, pa miratimin e tyre dhe nuk dihet, se cfarë pyetjesh u janë bërë.Fjona Cukani, nga Sektori i Arsimit në bashkinë e Vlorës thotë, se kërkesa për këtë pyetësor ka ardhur nga Universiteti “Ismail Qemali”, nga Fakulteti i Infermierisë. Ky projekt ka fituar në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.Sipas saj, sapo ka marrë dijeni për përmbajtjen e papërshtatshme, ka komunikuar me të gjitha kopshtet, për të bllokuar formularin. Nga ana tjetër, Aurela Saliaj, dekane në Universitetin “Ismail Qemali” , thotë, se nuk e kupton, ku është shqetësimi.Madje edhe pyetja “nëse do të ishe më mirë e vdekur apo e gjallë”, asaj i duket një pyetje shpëtuese.
- +355 67 220 8888
- [email protected]