Kryeministri britanik, Rishi Sunak është filmuar teksa ka shkelur rregullat së bashku me familjen e tij në parkun Hyde Park pasi e lanë qenin e tyre të ecte i lirë pa e siguruar me rrip.
Në një video të postuar në rrjetin social “TikTok”, qeni i racës Labrador Retriever i kryeministrit Sunak, shihet teksa endet i lirë pranë liqenit Serpentine, zonë kjo ku shenjat ndaluese tregojnë qartë se qentë duhet të mbahen të lidhur me rrip për të shmangur shqetësimin e qytetarëve.
Në lidhje me videon e bërë virale, policia Metropolitanie deklaroi: Një oficer, i cili ishte i pranishëm në atë moment, foli me një grua dhe i kujtoi asaj rregullat, referuar bashkëshortes së Sunak, Akshata Murty.
Akoma nuk është e qartë se kur është filmuar videoja, ndërkohë që zëdhënësi i Sunak nuk pranoi që të jepte komente.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri britanik shkel rregullat pasi në fillim të këtij viti, u gjobit nga policia për mosvendosjen e rripit të sigurimit teksa makina ishte në lëvizje. Sunak kërkoi falje për veprimin dhe dënua nga policia me një gjobë që mund të shkojë deri në 500 £.
Ngjarja doli në dritë pasi Sunak postoi një video të tij në rrjetet sociale teksa udhëtonte në sediljen e pasme të një makine, pa rripin e sigurimit