Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me situatën në Partinë Demokratike në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Berisha në fjalën e tij u shpreh qartazi se nuk do të ketë asnjë lloj negociate me Enkelejd Alibbeajn dhe Lulzim Bashës. Sipas Berishës, nuk mund të negociohet me persona të cilat janë pengje të dikujt tjetër.
“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë.
Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë.
Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë Pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre.
Ndaj Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociat”, tha Berisha.