Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” sjell sot investigimin, që na coi në Elbasan, e për të cilin, prokurorët e përfshirë njoftuan, se ishte një makinë e dyshimtë para prokurorisë. Ngjarja ka ndodhur në Polis, Elbasan në 11 janar 2018. Pronari i një sasie të madhe cigaresh, me ndihmën tonë, demaskon zyrtarët e hetimit, të cilët u korruptuan nga i dyshuari kryesor i vjedhjes, Ismail Balla. Në magazinën e tregtarit ta Cërriku, u gjetën 54 koli cigare, që përputheshin me cigaret e vjedhura, sipas investigimit, që i dëmtuari bëri.
Në 15 janar 2018, policia Elbasan, e përfaqësuar nga eksperti kriminalist Gentian Hidri, konstatoi në praninë e viktimës dhe të dyshuarit, Ismail Balla, sasinë prej 54 koli cigaresh. Atë natë eksperti Hidri e përcolli denoncuesit dhe të nesërmen bëri bllokimin e cigareve të vjedhura. Këtu nis dyshimi për korrupsion, pasi eksperti kriminalist Gentian Hidri, ia la në ruajtje cigaret e vjedhura, të dyshuarit kryesor Ismail Balla. Ky marifet i dha kohë dhe mundësi, që Ismaili të zëvendësonte kolitë e vjedhura me koli të tjera, të blera sipas tij, në Fier në Berat.Por faturat e shitjes nuk përputhen.Gazetari e telefonoi Ismail Ballën, duke u hequr si nipi i ekspertit Gentian Hidri. Gazetari e porositi të fshinte numrin e ekspertit, pasi rasti po investigohej, dhe të thoshte, se nuk e njihte Hidrin.