Kreu i Kadastrës Artan Lame ka pranuar se ende brenda këtij institucioni ka raste korrupsioni. Ai u bëri thirrje punonjësve të Kadastrës që të “mos marrin veten në qafë” sepse vetë sistemi i nxjerr përgjegjësit.
Ndërkohë që kishte dhe një thirrje për qytetarët që duan të punësohen në këtë institucion, për të mos ndërhyrë me deputetë.
Artan Lame: Nuk ka nevojë të ndërhyjë deputeti për t’u punësuar këtu të kesh minimum bagazhi dhe vullnet për të punuar e ne bëjmë punësimi cdo ditë e më shumë.
Harrojeni mos shkoni t’i thoni deputetit për punë. ata që janë në Këto specialistete të paraqiten sa herë të dëgjojnë thirrjet tona megjithëse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh specialistë në këto fusha.
Integriteti i këtyre punonjësve, kur ka pasur arrestime e denoncime për raste korrupsioni, unë bëj pjesë në ato pak institucione që e kanë pranuar që në nisje që po brenda institucionit ka, ka gjithnjë e më pak, por ka njerëz që shkelin ligjin dhe në këtë pikë dua t’u bëj thirrje punonjësve të Kadastrës. Sa më shumë gjëja të kthehet sistematike e elektronike aq më pak mundësi ka të mos lësh gjurmë.
Mos merrni veten kot më qafë. Në gjithë deoncimet e kohëve të fundit prokuroria e policia na është drejtuar kemi nxjerrë nga sistemi lëvizjet e kanë dalë të dukshme kush ka vënë dorë në sistem e cfarë përgjegjësie që ka.
U drejohem punonjësve, të mirëve e të këqinjve: mos merrni veten ne qafë. Shtroni kokën në këtë punë se është punë e bukur e vazhdoni t’u shërbeni qytetarëve.
Iku koha e letrave e regjistrave që mund t’i grisni sot cdo punë lë gjurmë e ka një përgjegjës në fund.