Ndalesa e Berishës te Bashkia e Tiranës, reagon Veliaj: E ftoj të vijë sërish në 15 Maj

Pas ndalesës së kryetarit të PD-së te bashkia gjatë protestës sot, ka reaguar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se më në fund në derën e bashkisë erdhi një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz. Duke ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Veliaj thotë se e fton Berishën të shkojë sërish te Bashkia më 15 Maj.

“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”, shkruan Veliaj.

Të Fundit