Ende ka shpresë! Nxirren pas 120 orësh nën rrënoja gruaja dhe burri në Turqi

Ekipet e shpëtimit në Turqi vijojnë të sjellin lajme të mira nga zonat e prekura nga tërmeti i 6 dhjetorit.

Mediat turke shkruajnë se janë nxjerrë pas 120-orësh nga rrënojat e tërmetit dy persona.

Menekse Tabak, 70 vjeçe, u nxor e mbështjellë me batanije ndërsa ekipet e shpëtimit e çuan atë drejt sptalit në provincën e Kahramanmaras, për të marr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

I shpëtuari tjetër ishte një 55-vjeçar, i identifikuar si Masallah Cicek, i cili u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Dijarbakir, qyteti më i madh në Turqinë juglindore.

Gjashtëdhjetë e shtatë njerëz ishin nxjerrë nga rrënojat në 24 orët e mëparshme, u tha gazetarëve gjatë natës zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay.

Numri total i të vdekurve tejkaloi këtë të shtunë 24,150 në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore. Pritet që kjo shifër të rritet për shkak të numrit të madh të personave që gjenden ende nën rrënoja.

Të Fundit