Një qytetar nga Tirana tregon, se vjehrra e tij mori një kredi në institucionin financiar “Fed Invest” në vitin 2020 dhe u interesua, që ato 1 milionë lekë, që i kishin mbetur, t’i shlyente njëherësh në tetor të vitit 2022. Në këtë moment i thonë, që ka edhe një kontratë tjetër për një kredi 1 milionë lekë. Punonjësja Eriona Xhavara i kishte kërkuar të firmoste për një kredi, që e e kishte marrë vetë, duke i thënë, se këtë detyrim do ta paguajë ajo. Kredinë, sipas afateve, duhet ta mbyllte në tetor të vitit 2023 dhe tashmë vazhdon paguan, sepse bashkë me kredinë e punonjëses, duhet ta mbyllë në 2024-ën. Punonjësja u pushua dhe më pas u zhduk, duke mos zgjidhur asgjë.Drejtori i filjalit thotë, se punonjësja duhet të paguajë, ose do të shkojë në gjyq për prishje imazhi.
E reja franceze Cloe, e cila ka vendosur të jetojë në Vlorë, është filmuar teksa piktuaron dhe kornizon Saimiri dhe Gentin nga ekrani i tv Klan, gjatë transmetimit të emisionit “Stop”.Vec kësaj Cloe ka mësuar dhe këngë shqiptare, që i këndon dhe e relaksojnë, sic duket edhe në video me këngën e Adem Jasharit.
Jemi në fshatin Rrethë Buz në njësinë Buz bashkia Mat, ku u takuam me banorët që na treguan shqetësimin e tyre në lidhje me ngritjen e digës, shtimin e ujit në Hidrocentralin e Ulzës dhe përmbytjet, që po bëhen prej 4 vitesh, në banesa, toka bujqësore, dëmtimin e rrugëve dhe urave të fshatit.Administratori Eduard Ckoni pranoi, se përmbytjet vijnë, si pasoje shtimit të kuotës para 4 viteve.Ai tregon, se sa herë ka probleme, njofton emergjencat civile.