Tërmeti në Turqi, Rama: Shqipëria dërgon tjetër grup kërkim-shpëtimi

Ka mbërritur në Turqi, pas tërmetit shkatërrimtar, grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar fotot e skuadrës shqiptare në rrjetet sociale.

“Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit”-ahkruan Rama.

Tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkaktuar mbi 8.700 të vdekur dhe mijëra të plagosur deri më tani.

Të Fundit