Tërmeti tronditi Turqinë, qytetarja e bllokuar nën rrënoja publikon videon në rrjete sociale dhe kërkon ndihmë

Pas tërmetit të rënë në orët e para të mëngjesit që tronditi Turqinë dhe Sirinë një tjetër tërmet 7.7 ballë i shkallës rihter, trondit sërish Turqinë rreth orës 11:24.

Të paktën mbi 1200 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet pasi shumë banorë kanë mbetur të bllokuar në rrënoja.

Qytetarë të ndryshëm kanë publikuar video në rrjete sociale, ndërsa kanë kërkuar ndihmë për shkak se kanë mbetur të bllokuar.

Në videon e publikuar së fundi shihet një grua e cila e ka të pamundur të lëvizë për shkak të se është bllokuar nga rrënojat.

 

 

Të Fundit