Bilbil Cjapi ka punuar në kompaninë Albpetrol dhe në 2014-ën është pushuar nga puna padrejtësisht. Për këtë arsye ka hapur proces gjyqësor, i përfaqësuar nga avokati Ilir Hasa. Në 2017-ën, Gjykata e shkallës se parë në Fier vendos, që Bilbil Cjapi të dëmshpërblehet me shumën 113 milionë lekë të vjetra. Sipas bashkëshortes së Bilbilit, avokati nuk ka depozituar gjysmën e parave, ashtu edhe sic ishte firmosur akt-marrëveshja. Në 2021-shin, kanë patur djalin sëmurë dhe vëllai i Bilbilit ka shkuar tek avokati për t’i marrë paratë, duke i marrë 5 milionë lekë në emër të të vëllait, të cilit nuk ia dha kurrë. Gramoz Cjapi, vëllai i Bilbilit, është drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe në një audio regjistrim dëgjohet pohimi i avokatit, që tregon, sesi Gramozi, ia mori paratë.
Me pjesë nga këngët popullore u jemi drejtuar qytetarëve, dukë u kërkuar të vazhdojnë këngët e të shpjegojnë cfarë kuptimi kanë ato.Përgjigjet e të intervistuarve janë plot humor, për vargje si “e jaronit isha, e jaronit jam”, apo “erdhi mollaxhiu molla me na shit”.
Më 23 shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjec, banues në Patos, e shtyp makina pranë Kthesës së Patosit.Genti-administratori i një agjencie funerali në Fier, i lidhi familjarët me dajën e vet avokat, Ardian Dauti.Ky avokat ka lidhur disa akt-marrëveshje noteriale me ta, duke marrë përsipër përfaqësimin në të gjitha institucionet, si për cështjen penale, ashtu edhe për dëmshpërblimin.Familjarët, jo vetëm që nuk e njohin, por ai u mbyll telefonin. Pa asnjë komunikim me avokatin, familjarët i janë drejtuar edhe prokurorisë, ku edhe ky institucion, nuk u ka dhënë asnjë informacion lidhur me hetimin.Pas transmetimit tonë, pas shumë kohësh familjarët marrin përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Fierit.Organi i Akuzës shpjegon, se janë bërë disa veprime, si: akt ekspertimi autoteknik, aktekspertimi toksikologjik-ligjor, tabela fotografike, janë pyetur disa persona, por prokuroria është në pritje të shqyrtimit të pamjeve filmike.