Një pallat në Bulqizë është rrethuar me shirit nga policia pasi ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti me magnitudë 4.7 që ra mbrëmjen e së hënës.
Për shkak të çarjeve që ka pësuar, banorëve të këtij pallati u është kërkuar që të mos jetojnë më aty për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.
Sipas informacioneve, ky pallat kishte pësuar dëmtime që në tërmetin e 26 Nëntorit 2019, por goditet sizmike të dy ditëve më parë shkaktuan akoma më shumë dëme.
Por mëngjesit e sotëm policia ka mbërritur në vendngjarje duke i vënë shiritat pallatit, pavarësisht vendimit, disa prej banorëve nuk kanë pranuar të dalin nga banesat e tyre, ndërsa disa prej familjeve kanë lënë shtëpitë duke marrë bonusin e qerasë.
Në këto kushte, bazuar edhe në vlerësimin e ekspertëve, forcat e policisë kanë rrethuar pallatin e dëmtuar nga goditjet e tërmetit.