Kylie Gordy, një dhurues sperme nga Kalifornia, i cili ka aktualisht 59 fëmijë, zbuloi në një intervistë kërkesën që ka patur nga një shtetase shqiptare për të pasur një fëmijë me të.
Gordy tha se kërkesa nuk u finalizua, por ai fton të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare që dëshirojnë të bëhen nëna përmes një dhuruesi sperme ta kontaktojnë, pasi së shpejti do të jetë në Greqi në një vizitë turistike.
“Më duket se kam pasur një kërkeë nga Shqipëria, ndoshta pas kësaj mund të kem edhe kërkesa të tjera. Ndoshta mund të takohemi qoftë edhe në Greqi, pasi do të vizitoj Athinën, kështu që mund të flas me ta dhe të shikojmë. Nëse dikush është i interesuar, Amerika është një vend shumë i mirë dhe mund të bëhem i fejuari i tyre dha ato mund të lëvizin lirshëm në SHBA.
Kam një kërkesë nga Greqia, ndoshta mund të bëhet nëpërmjet ndërhyrjes in-vitro pasi në Greqi ka një kosto shumë të ulët”, tha Gordy./Euronews Albania