STOP-EMISIONI 96(Sezoni 8) 13 Janar 2023-I denuari thyen arrestin e shtepise, prokurori injoron Gjykaten e Larte.

Disa herë emisioni “Stop” ka publikuar rastin e Elidon Gjikokës, i cili përmes një kontrate qiramarrjeje për një pronë në Dhërmi u bë pronar, duke korruptuar sistemin e legalizimit dhe hipotekës së Vlorës. Cështja ishte denoncuar në Prokurorinë e Vlorës, por për 3 vite nuk ishte bërë asnjë gjë. Pas publikimit në “Stop”, Prokuroria e Tiranës nisi një procedim tjetër, duke dërguar para drejtësisë 16 të akuzuar me në krye Elidon Gjikokën, për shpërdorim detyre dhe vepra korruptive.Prokurori Albert Kulici fillimisht i eliminoi bashkëpuntorët e Elidonit, duke mos i akuzuar 15 zyrtarët e Aluiznit dhe Hipotekës. Por Gjykata e Lartë vendosi në 22 nëntor 2022 zëvendësimin e masës nga Detyrim Paraqitjeje në Arrest Shtëpie. Ne kemi parë, sesi në 12 janar 2023 Elidon Gjikoka thyen arrestin e shtëpisë. Ilia Koka, njëri prej vëllezërve, që iu rrëmbye prona, denoncon këtë fakt, që më parë e ka denoncuar edhe në Policinë e Vlorës.Pas njoftimit nga ana e gazetarit të “Stop”, policia e Vlorës shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur shoqërimin në komisariat të Elidon Gjikokës, për të vijuar procedurat.Por kur pritjej komunikata e Policisë Vlorë për këtë bashkëpunim, mësojmë, se nis zbatimi i vendimit të Gjykatës së Lartë, që duhet të ishte ekzekutuar në 22 nëntor 2022.Ky fakt tregon implikimin e prokurorit Albert Kulici në favorizim të Elidon Gjikokës.

Kryeministri Rama mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar, ku kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic u nderua me cmimin “honoris causa”.Pas fjalës së tij, Rama u ftua të ulej nga Anastas Angjeli, por nuk pranoi dhe bëri humor e batuta mbi gjatësinë e tij.

Në 29 shtator transmetuam rastin e dy motrave në Lushnje Desiana dhe Xhuliana Bali. Ato e kanë të pamundur lëvizjen për shkak të paaftësisë muskulare. Desiana Bali, 20 vjec, tha, se që prej vitit 2011 ka humbur këmbët dhe nuk mund të lëvizë. Ato jetojnë në kat të dytë dhe e kanë shumë të vështirë ngjitjen dhe zbritjen me karrocë. Sëmundja ia preu në mes Desianës ëndrrën për t’u bërë gazetare. “Stop” atë ditë u dhuroi një motorr elektrik dy motrave me paaftësi fizike. Ne kthehemi, pasi dy biznese kanë menduar për to. “Terziu light” i dhuron një abazhur me pult dhe 850 mijë lekë të vjetra të mbledhura nga Berber Leni dhe klientët e tij.

Të Fundit