“Burri im nën dhe prej tij” Thyen arrestin shtëpiak, s’pyet për gjykatën, prokurori e mbron!

Disa herë emisioni “Stop” ka publikuar rastin e Elidon Gjikokës, i cili përmes një kontrate qiramarrjeje për një pronë në Dhërmi u bë pronar, duke korruptuar sistemin e legalizimit dhe hipotekës së Vlorës. Cështja ishte denoncuar në Prokurorinë e Vlorës, por për 3 vite nuk ishte bërë asnjë gjë. Pas publikimit në “Stop”, Prokuroria e Tiranës nisi një procedim tjetër, duke dërguar para drejtësisë 16 të akuzuar me në krye Elidon Gjikokën, për shpërdorim detyre dhe vepra korruptive.Prokurori Albert Kulici fillimisht i eliminoi bashkëpuntorët e Elidonit, duke mos i akuzuar 15 zyrtarët e Aluiznit dhe Hipotekës. Por Gjykata e Lartë vendosi në 22 nëntor 2022 zëvendësimin e masës nga Detyrim Paraqitjeje në Arrest Shtëpie. Ne kemi parë, sesi në 12 janar 2023 Elidon Gjikoka thyen arrestin e shtëpisë. Ilia Koka, njëri prej vëllezërve, që iu rrëmbye prona, denoncon këtë fakt, që më parë e ka denoncuar edhe në Policinë e Vlorës.Pas njoftimit nga ana e gazetarit të “Stop”, policia e Vlorës shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur shoqërimin në komisariat të Elidon Gjikokës, për të vijuar procedurat.Por kur pritjej komunikata e Policisë Vlorë për këtë bashkëpunim, mësojmë, se nis zbatimi i vendimit të Gjykatës së Lartë, që duhet të ishte ekzekutuar në 22 nëntor 2022.Ky fakt tregon implikimin e prokurorit Albert Kulici në favorizim të Elidon Gjikokës.

Të Fundit