Spanja ka vendosur që kompanitë e duhanit do të duhet të paguajnë për të pastruar bishtat e cigareve.
Miliona funde cigaresh hidhen në rrugët dhe plazhet e Spanjës nga duhanpirësit çdo vit.
Vendimet janë pjesë e një përpjekjeje në mbarë BE-në për të reduktuar mbetjet dhe për të promovuar riciklimin.
Rregulloret e reja mjedisore të Spanjës kanë vendosur që kompanitë e duhanit do të duhet të paguajnë faturat për heqjen e cigareve të hedhura nga rrugët e vendit.
Masa hyn në fuqi këtë të premte, raporton Guardian.
Prodhuesit e cigareve janë gjithashtu të detyruar t’u kujtojnë konsumatorëve që të mos i hedhin bishtat në ambiente publike.