Veliaj: Do investojmë në sport, Pallati i Sportit është si hangar i vjetër i avionëve në fashizëm

Gjatë një interviste me gazetaren Iva Kalemi në Klan News, kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se do shtohet buxheti dhe do investohet më shumë në sport, duke sjellë në vëmendje Pallatin e Sportit Asllan Rusi , ish-stadiumin Dinamo dhe ish-stadiumin Qemal Stafa. Ai shprehet se do modernizohen dhe të jenë një hapësire e madhe për shumë aktivitete.

Erion Veliaj: Këtë vit si Kryeqyteti Europian i Rinisë, kemi pasur 1000 aktivitete dhe secili prej tyre ka, një prezencë, një skuadër nga Europa. Kështu që besoj se duam ta vazhdojmë këtë traditë, është  provuar e suksesshme, kështu që vitin tjetë që Tirana është Kryeqyteti i Sportit qartazi, fokusi do jetë tek aktivitetet sportive dhe tek aktivitete sportive.

Nëse ne shpenzuam më shumë këtë vit për për të përfunduar piramidën dhe punë javësh ne do të hapim piramidën si qendra e madhe dixhitale, tani dhe investimet do i fokusojmë më shumë tek sporti. Ne duam të fillojmë një garë për Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Ne duhet të kemi një arenë të mirëfilltë të lojërave me dorë, ai është një hangar i vjetër i avionëve në kohën e fashizmit, në kohën e Italisë sepse ka qenë tek Fusha e Aviacionit, kështu që ne duam të modernizojmë totalisht, siç është bërë Arena Kombëtare dhe meqë përmenda Arenë Kombëtare që i ka dhënë shumë ekonomi njësisë Nr.2.

Ne duam që edhe Pallati i Sportit, ish-stadiumi Dinamo që është në zonën e Tiranës së Re, e cila ka vite që nuk është investuar, mund të kthehet në një hapësirë fantastike për të gjithë zonën e Tiranës dhe unë besoj fort që shumë prej këtyre impianteve pra Pallati i Sportit, ish-stadiumi Dinamo, ish-stadiumi Qemal Stafa, Arena Kombëtare, janë jo vetëm terrene sportive një herë apo dy herë në javë, kur ka ndeshje, janë kryesisht komunitete që jetojnë 24/7, ku ka punësim, biznese, restorante, argëtim ndaj dua që viti i sportit të përkojë me investime sportive. /tvklan.al

Të Fundit