Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK

Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK. Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi.

Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP që votuan për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Dumani i cili do të zërë vendin e Arben Krajës që nga e hëna e 19 dhjetorit, do të jetë në krye të SPAK për 3 vitet e ardhshme.

Kush është Altin Dumani

Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë menjënanë komoditetin e prokurorisë së apelit dhe do ti përkushtohet luftës ndaj krimit.

Të Fundit