Pak ditë më parë Theodhoraq Kapurani denoncoi, se ngjitur me laboratorin e tij, pranë Spitalit Rajonal Elbasan, po ndërtohej një godinë pa leje. Sipas denoncuesit, personi, që po ndërton kishte marrë leje në bashki vetëm për ndërtim muri rrethues. IMT ka bërë vetëm një herë verifikim, por nuk kishte gjetur parregullsi. Gazetari i “Stop” verifikoi pretendimin e zotit Kapurani dhe në fakt, rezultoi, se ngjitur me spitalin e Elbasanit, po ndërtohej godinë dhe jo mur rrethues.Emisioni “Stop” mësoi, se leja vetëm për ndërtim muri rrethues, nga ana e Bashkisë Elbasan, i është dhënë shoqërisë Alfred Kasa dhe Fiona Kasa. Me kërkesë të emisionit Stop, IMT shkoi sërish në terren dhe kryeinspektori Alian Zabeli tha, se kemi të bëjmë me një shkelje, dhe përgjegjësi do të gjobitet e detyrohet ta kthejë objektin ne gjendjen fillestare.E në fakt në përgjigjen zyrtare, IMT Elbasan, bën me dije, se subjekti në fjalë u gjobit me 5 milionë lekë dhe objekti pa leje do të prishet.
- +355 67 220 8888
- [email protected]