E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Fshinin gjobat në sistem kundrejt pagesave, e pësojnë zyrtarët e policisë në Tiranë

Një 36-vjeçar me detyrë Specialist në Seksionin e Financës në Policinë Rrugore Tiranë, është ndaluar nga AMP, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Fallsifimi kompjuterik”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka proceduar në gjendje të lirë edhe M.H., 56 vjeçe, me detyrë operatore në Kartotekën e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, po ashtu e dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim kompjuterik”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin , kundrejt përfitimit në forma të ndryshme nga drejtuesit e mjeteve të ndëshkuara, të cilat siguroheshin nga shtetasi E.B. dhe persona të tjerë të paidentifikuar,  ata ndryshonin/falsifikonin të dhënat kompjuterike mbi statusin e gjobave nga “E papaguar” në “E paguar”, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit dhe shkaktimin e një dëmi financiar të konsiderueshëm.

“Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka kryer ndalimin e shtetasve: E.B., 36 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Financës në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim kompjuterik”; E.B., 36 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu, Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasen M.H., 56 vjeçe, me detyrë operatore në Kartotekën e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim kompjuterik”. Veprimet u kryen mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si edhe provave e fakteve të administruara nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për llogari të mjë procedimi penal të vitit 2022, nga të cilat rezultoi se punonjësi A.B., në bashkëpunim me shtetasen M.H., në mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke shfrytëzuar aksesin në sistemin e gjobave të automjeteve, kundrejt përfitimit në forma të ndryshme nga drejtuesit e mjeteve të ndëshkuara, të cilat siguroheshin nga shtetasi E.B. dhe persona të tjerë të paidentifikuar,  ndryshonin/falsifikonin të dhënat kompjuterike mbi statusin e gjobave nga “E papaguar” në “E paguar”, duke cënuar interesat e ligjshme të shtetit dhe shkaktimin e një dëmi financiar të konsiderueshëm. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë si dhe drejtuesve të mjeteve që implikohen në veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”– njofton AMP.
Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑