E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Gara e parë, por jo e fundit”, Jul Deda: Mora shumë pak vota, nuk i thashë askujt “më voto se ashtu është puna”

Aktori Julian Deda ka reaguar këtë të hënë, pas mbylljes së primareve më 4 dhjetor. Ai ishte mes shtatë kandidatëve që synonin kreun e garës për Bashkinë e Tiranës, por arriti të marrë vetëm 157 vota.

Në një mesazh falenderimi në rrjetet sociale, aktori falenderon ata që e kanë mbështetur dhe thotë se pavarësisht se ka marrë pak vota, gara në primare ishte e bukur.

“Askush ne ate parti nuk me ka asnje borxh, asnjerit nuk i eshte kerkuar me ngulm, askujt nuk i eshte thene “votojeni Julin se ashtu eshte puna”, pra jane vota pa interes”, shkruan Juli, teksa thekson “Nje gje eshte e sigurte, kjo ishte gara ime e pare, por kurrsesi e fundit.”

Mesazhi i plotë i Jul Dedës:

Faleminderit…! Une nuk ja dola dot, por keto Primare ishin vertete nje gare e bukur, te cilen e kam shijuar pa fund. Kam takuar aq demokrate sa kisha mundesi, te cilet i falenderoj per fjalet e mira, njekohesisht i kerkoj ndjese atyre qe s’pata mundesi fizike ti shtrengoja doren. Falenderoj gjithashtu te gjithe vezhguesit e mi, qe qendruan deri ne fund te nje procesi te lodhshem. Mirenjohje per kedo qe besoi tek une dhe me ndihmoi ne kete gare historike.

E vertete, dola me shume pak vota, por per mua s’ka rendesi sasia, por cilesia e tyre, arsyeja se pse me kane votuar. Jam i sigurte, qe jane vota bio, vota frymezimi. Askush ne ate parti nuk me ka asnje borxh, asnjerit nuk i eshte kerkuar me ngulm, askujt nuk i eshte thene “votojeni Julin se ashtu eshte puna”, pra jane vota pa interes. Jane thjeshte vota zemre. Per kete jam shume mirenjohes.

Une besoj se nuk ju kam zhgenjyer, jam munduar ti jap bukuri, vertetesi, sinqeritet, dhe fryme gares, duke ofruar personin tim si alternative. Une, perveç familjes, nuk kam asnje pasuri tjeter, vetem veten time, keshtu siç jam. Besoj te me keni kuptuar. Nje gje eshte e sigurte, kjo ishte gara ime e pare, por kurrsesi e fundit.

Megjithate beteja vazhdon, ajo mbaron me 14 Maj, diten kur ne do triumfojme kunder modelit me te shemtuar politik te vendit. Edhe nje here shume faleminderit per gjithçka.

Numri i votave sipas kandidateve, siç ishin në listën e votimit:

Adriana Kalaja-128 vota
Belind Këlliçi-4040 vota
Enkelejda Fejzo-66 vota
Fatmir Merkoçi-35 vota
Gerti Bogdani-1819 vota
Ilir Alimehmeti-2196 vota
Jualian Deda-157 vota

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑