I dha ushqim pa pagesë një fëmije që nuk kishte para, e heqin nga mensa e shkollës

Është e trίshtueshme, por sot të bësh gjënë e duhur nuk është gjithmonë një rezultat i mirë për atë që e bën. Kjo ishte pikërisht ajo që i ndodhi punonjëses së mensës në një shkollë. Ajo u lirua nga puna thjesht sepse u tregua bujare për t’i siguruar një studenti ushqim kur ai nuk ishte në gjendje të paguante për të.

Bonnie Kimball punonte në mensën e Shkollës së Mesme Rajonale Mascoma Valley. Këtu ajo e lejoi fëmijën të merrte ushqim me vlerë vetëm 8 dollarë. Ajo i tha fëmijës që të njoftonte nënën e tij për “borxhin” që do të duhej të kthente.

Ai u kthye në shkollë të nesërmen dhe pagoi gjithçka që i detyrohej. Pavarësisht kësaj, Kimball u lirua nga pozicioni.

Stafi dhe studentët janë duke mbështetur gruan. Ajo lejoi një djalë që të merrte ushqim prej 8 dollarësh sepse ishte i uritur. Kimball mendoi se ajo po bënte gjënë e duhur dhe për të mos përmendur që prindi i fëmijës e pagoi shumën.

Kimball ishte e punësuar në të njëjtën kompani prej pesë vitesh. Ajo thotë se po zbatonte urdhrat e mbikëqyrësit të saj të drejtpërdrejtë. Dy nga kolegët e saj dhanë dorëheqjen kur Kimball u pushua nga puna. Kjo ishte në shenjë prσteste ndaj veprimit kundër saj.

Raportet tregojnë se stafi dhe studentët po qëndrojnë pas Kimball në mbështetjen e saj. Mendoni se ajo duhej të ishte shkarkuar për veprimin që bëri? Apo keni ide të tjera që mund të ishin zbatuar?

 

Të Fundit