E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Po lajmë borxhet e rrugës”, e pësojnë dy shqiptarët që u kapën me “shtëpi bari”

ANGLI – Dy shtetas shqiptarë rrezikohen të dëbohen për rolin e tyre në prodhimin e më shumë se 1000 bimëve kanabis.

Sipas mediave të huaja, ata janë, Marjan Markaj dhe Pashko Malota u arrestuan për shkak të një bastisjeje në magazinë CB Furniture në rrugën Shaw, Great Lever, më 1 qershor.

Dyshja ranë dakord të kujdeseshin për fermën e kanabisit për të shlyer borxhin që kishin marrë për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar me kamionë disa vite më parë, tha Gjykata e Boltonit.

Vetëm pak ditë përpara bastisjes, Markaj dhe Malota u dërguan në magazinën më kanabis dhe iu tha të qëndronin brenda saj me çdo kusht.

Prokurori Niamh Ingham tha se policia sekuestroi bimë kanabisi me një total prej më shumë se 60 kg drogë mes tyre, si dhe pothuajse 8 kg drogë që ishin vendosur nëpër thasë. Ata akuzuan Markajn dhe Malotën për prodhimin e një lënde të klasit B, akuza e cila u pranua nga dy shqiptarët.

30-vjeçari Markaj tha nga ana tjetër se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte ofertën e punës.
Gjykatësi Tom Gilbart pranoi se dyshja, të cilët nuk kanë asnjë dënim të mëparshëm, ishin punëtorë me pak ose aspak vetëdije për organizatën kriminale ku ata ishin punësuar. Ndërkohë, Malota, i cili pohoi se ka ish-gruan me kancer dhe dy fëmijë gjithashtu në Britaninë e Madhe, shtoi se “barra do i bjerë asaj për t’u kujdesur për fëmijët”.

Në përfundim të seancës, dy shqiptarët u dënuan me 20 muaj, ku gjysma e dënimit do të kryhet me burg dhe pjesa tjetër me garanci. Po ashtu ata u paralajmëruan se rrezikojnë të dënohen pas përfundimit të afatit të garancisë.
Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑