Fotoja e diktatorit komunist Enver Hoxha është rikthyer në kryeqytet. Nostalgjikët e diktatorit kanë kryer sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, teksa në hyrje të rrugës kanë vendosur pankarta dhe lule në ditën e Çlirimit.
Ata nuk janë lejuar në ceremoninë zyrtare ku merrnin pjesë krerë të shtetit dhe përfaqësues të maxhorancës, por kanë kryer homazhe pas largimit të tyre.
Përveç fotos së Enver Hoxhës, si udhëheqës i Partisë Komuniste dhe strateg i LANÇ, ata kanë vendosur dhe figura të tjera të LANÇ.
“Enver Hoxha një ndër figurat më të mëdha të shqiptarëve”, Bruçi: Nuk ka bërë asnjë krim
Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë Gjon Bruçi vijoi edhe këtë vit deklaratat në mbrojtje të diktatorit Enver Hoxha dhe regjimit të egër monist. Bruçi tha nga Shkodra se diktatori Hoxha është ndër figurat më të mëdha të shqiptarëve dhe se sipas tij nuk ka bërë asnjë krim. I pyetur për krimet e rënda të Enver Hoxhës, Bruçi u shpreh se janë vrarë vetëm tradhtarët dhe askush tjetër.