E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Hakerat nxjerrin të dhënat e patentave të shqiptarëve, nga adresat te targat dhe grupi i gjakut

Hakerat kanë publikuar të dhënat e patentave të shqiptarëve.

Përveç të dhënave personale si emër, mbiemër, atësia, numri i ID, adresa e shtëpisë, databaza e publikuar përmban ID e kartonit të patentes, targën, datën e lëshimit dhe skadimit.

Kjo është databaza e fundit e publikuar në Telegram nga hakerat, të cilët më herët kanë publikuar informacione dhe dokumenta mjaft të dëmshme për shtetin shqiptar, përfshirë listën e agjentëve të SHISH, informacione private të krerëve të shtetit, krerëve të inteligjencës dhe emaile personale të tyre.

Qeveria dhe kryeminstri kanë mohuar që hakerat të kenë marrë informacione sensitive, por publikimet e tyre të vazhdueshme sugjerojnë se ata kanë arritur të marrin informacione mjaft të dëmshme dhe përmasat e sulmit kanë qenë katastrofale.

Hakerat e “Homeland Justice”, i lidhin publikimet me faktin se Shqipëria strehon muxhahedinët e MEK në kampin e Manzës, të cilët kryejnë aktivitet për rrëzimin e regjimit në Iran. Ata thonë se çdo “organizatë qeveritare dhe jo qeveritare, që mbështet MEK, do të targetohet”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑