Të enjten, Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për një masë më të butë sigurie lidhur me masën e “arrestit me burg” për inceneratorin e Fierit.
Koka kërkon masë më të butë sigurie për arsye shëndetësore, pasi sipas një ekspertize mjekësore vuan nga disa sëmundje dhe në qeli i rrezikohet jeta.
Ndaj Kokës është lënë në fuqi dhe një masë tjetër sigurie me burg për inceneratorin e Elbasanit.
Ndërkohe, Apeli i Posaçëm po shqyrton sot kërkesën e SPAK për një masë të dytë sigurie “arrest me burg” për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit.
Më 9 nëntor, Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu në qeli ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako të akuzuar për aferën e inceneratorëve.
Apeli i GJKKO-së ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, pas ankimit të bërë nga SPAK mbi akuzat për korrupsion me inceneratorin e Fierit.
Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.
SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.