Primaret, Jul Deda shpall zyrtarisht kandidaturën

Julian Deda shpalli sot zyrtarisht kandadutën e tij për primaret e PD nga të cilat do të dalë kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës. Deda u kërkoi besimin demokratëve për t’i dhënë mundësinë e përballjes me atë që ai e quajti “shaktërruesi i interesit të 1 milion banorëve të Tiranës.

Sot jam këtu për të kërkuar mundësinë t’i kthej borxhin që i kam Tiranës. Do të duhet të bindim akoma më shumë njerëz që të na besojnë ne. ne duhet t’u shtrijmë dorën e djathtë qytetarëve. Tirana nuk ia ka borxh askujt të përdoret si mish për top për axhendat politike të kujtdo. Ka ardhur koha që Tirana të punojë për qytetarët e saj. Një njeri nuk mund të shkatërrojë interesin e 1 milion banorëve.

Deda tha se 22 vite pasi mbërriti në Tiranë si student i Akademisë së Arteve, kërkon votëbesimin e demokratëve për të ndërtuar një qytet që buzëqesh bashkë me qytetarët e vet.

Një qytet që nuk i gënjen qytetarët e vet dhe ku qytetarët e tij nuk lejojnë askënd që t’i mashtrojë paturpësisht.

Të Fundit