Policia ka reaguar pas denoncimit të deputetit demokrat Saimir Korreshi, se në Divjakë kishte ndodhur grabitje me armë pasditen e sotme.
Policia konfirmoi rastin, ndërsa bën me dije se po punohet për kapjen e autorëve.
Deputeti tha më herët se persona të armatosur kishin grabitur një pikë të këmbimit valutor, ndërsa denoncoi faktin se autorët ishin larguar në drejtim të paditur.