Universiteti Bujqësor I Tiranës, hapi një tender për shitjen e grurit kokërr në datën 8 gusht 2022. Një përfaqësues i një subjekti në tender pretendon, se procedura u zhvillua me shkelje e abuzime. Ndricim Boshnjaku, tregon, se mësoi për zhvillimin e ankandit, kërkoi informacion për sasinë donte të merrte një mostër të grurit për kryerjen e analizave, por kjo iu mohua nga Universiteti Bujqësor. Në dokumentat standarde të ankandit publik, nuk shkruhej sasia totale e grurit, por vetem cmimi fillestar 4200 lekë me tvsh. Ndricimi tregon, se drejtori I shitjeve të institucionit, Altin Myrta i ka thënë, se gruri është shitur para se të zhvillohet ankandi. Për pasojë denoncuesi bëri kallëzim në Spak dhe për ankandin u caktua një datë tjetër, në 19 gusht. Por në përsëritjen e procedurës, Universiteti Bujqësor i Tiranës ndryshoi kriteret, duke shtuar një pikë të re, që përfituesi i ankandit të ketë fabrikë mielli.Sapo nisi ankandi, zarfi i Ndricim Boshnjakut u hap i pari dhe këtë të fundit e nxorrën jashtë, edhe pse procedura duhet të ishte transparente.Ne iu drejtuam Universitetit për të shpjeguar gjithë situatën. Për sasinë, që nuk është vendosur, administratori thotë, se sasia ndryshon.në përgjigjen zyrtare, më shumë flitej për jetën personale të denoncuesit, sesa për procedurën e ankandit. Edhe për ndryshimin e kritereve, ai thotë, se u detyrua, ngaqë herën e parë pjesëmarrësit nuk ishin seriozë.
Të dielën u mbajt maratona e përvitshme, ku morën pjesë personazhe publikë dhe qytetarë. Ne ishim aty dhe pyetëm pjesëmarrësit në aktivitet përse vrapojnë dhe cfarë do të thotë për ta ky aktivitet.Në muajin gusht nisi kontrolli elektronik i pasaportave në aeroportin e Rinasit. Por pas dy muajsh, ky sistem nuk punon e po riparohet. “Stop” sjell pamje nga rradhët e gjatë në sportelet e kontrollit të pasaportave në orën 1 të mëngjesit të sotëm.
Kohë më parë transmetuam rastin e të moshuarve 69 dhe 72 vjec, të cilët u dhunuan nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati.Konflikti nisi për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muca treguan për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit në fshatin Steravec në Peshkopi. Pasi të moshuarit bënë kallzim per dhunë, polici Bukurosh Zagrati nisi sulmet ndaj ciftit Muca, duke pretenduar, se dy të moshuarit kishin dhunuar gruan e tij. Kjo rezultoi e sajuar, por Prokuroria e Peshkopisë nuk e akuzoi policin dhe gruan e tij për kallzim të rremë. Pas shumë zvarritjesh, që Stop i ka investiguar dhe publikuar, më në fund Gjykata e Dibrës dënoi me 6 muaj burg Bukurosh Zagratin, por Policia e Shtetit nuk e ka pezulluar nga puna policin e dënuar.Në 28 mars 2019 ne transmetuam një rast të një gardiani nga qyteti i Vlorës, Robert Shllega. Ai punonte prej 10 vjetësh në IEVP Vlorë, por u hodh në rrugë, me pretendimin, se në vitin ’89 është dënuar në emër të popullit me punë të detyruar.Po kështu pak ditëm më parë u përjashtua nga rradhët e policisë polici që goditi me grusht shoferin në Pogradec.