Tmerri i përjetuar nga 12-vjeçarja e përdhunuar disa herë në Colonos të Greqisë i tejkalon edhe kufijtë e imagjinatës. Policia dhe prokuroria kanë pasqyruar gjithçka në dosjen hetimore duke zbuluar edhe mesazhet e marra nga burrat që donin të abuzonin me të.
Sipas mediave greke, pasi e përdhunoi vetë, 53-vjeçari Ilias Michos filloi ta “shiste” vajzën edhe te të tjerët duke iu shkruajtur burrave të ndryshëm përmes rrjeteve të saj sociale, raporton abcnews.al.
“A keni makinë? A do të besh seks në makinë dhe të më bësh një dhuratë?”. Ky ishte një ndër mesazhet që Michos iu dërgonte burrave të tjerë nga llogaritë në rrjete sociale të vajzës së mitur, e cila tashmë ishte kapur në kurth përmes presionit nga ana e tij.
Gjatë dëshmisë në gjykatë, ai i tronditi të gjithë duke thënë se vajza ishte dakord që të kryenin mërrëdhënie seksuale dhe se nëna e saj ishte në dijeni dhe i kishte kërkuar para.
“Më mungon, dua të bëj dashuri me ty”, është një tjetër mesazh i dërguar nga vetë abuzuesi ndaj vajzës në fjalë.
Michos është vetë prind, pork jo nuk e ka ndaluar që të abuzojë më një tjetër fëmijë ndoshta në moshën e fëmijëve të tij.
Bisedat e zhvilluara:
E mitura: Përshëndetje a doni të takohemi, emri im është ……….
Klienti i mundshëm: Po.
E mitura: Më dërgo celularin, bëj shumë seks.
Klienti i mundshëm: Të jap numrin e telefonit, më dërgo në viber.
Në një tjetër dialog, i cili tashmë është në dorën e hetuesit, regjistrohen bisedat e mëposhtme:
E mitura: Përshëndetje.
Klienti i mundshëm: Jeni beqar?
E mitura: A e dini ku është Sepolia? Dëshiron të më takosh sot që më pëlqen shumë të bëj seks?
Klienti i mundshëm: Ku jeni?
E mitura: Keni makinë? Dëshironi të bëni seks në makinë dhe të më bëni një dhuratë?
Është karakteristike se fëmija ka dëshmuar gjatë hetimeve paraprake se i pandehuri i ka dhënë numrat e targave të automjeteve të klientëve të mundshëm, në mënyrë që ajo të takonte aty personat me të cilët kishte rezervuar datat e saj të takimeve.
“Më ka thënë edhe numrat e targave që të futem në makina. Mora lekët që më dhanë dhe ia dhashë”, ka thënë vogëlushja dhe këto fjalë i përshtaten shumë me dialogun e mëposhtëm, i cili është bërë sërish përmes aplikacionit, ku Ilias Michos shkruan në emër të të miturit:
E mitura: Pershendetje cfare po beni deshironi te takoheni ne zonen time? Me 120 euro do te kesh cdo gje qe te duash…
Klienti i mundshem: Po
E mitura: Ma dergo makinen te te identifikoj….
“Unë jam në xhakuzi”
Brutaliteti i ndodhur në Sepolia pasqyrohet edhe në një tjetër dialog, ku fëmija shfaqet në xhakuzi dhe i deklaron klientit të mundshëm se është 16-vjeç dhe se nuk e ka problem sepse ai është 32-vjeç.
E mitura: Përshëndetje, çfarë po bën? Unë jam 16…
Klienti i mundshëm: Jam mirë. Unë jam 32.
E mitura: Nuk e kam problem. Ku je tani;
Klienti i mundshëm: Unë jam në shtrat.
E mitura: Jam në xhakuzi…
Klienti i mundshëm: Dua të të shoh…
E mitura: Nuk mund të të dërgoj video, të flasim me video-telefonatë nëse do…
Panorama