Gruaja e 53-vjeçarit që ka përdhunuar dhe shfrytëzuar për prostitucion 12 vjeçaren në Greqi ka tentuar t’i mbyllë gojën familjes së të miturës, për tu tërhequr nga çështja.
Siç thotë gjyshja e të miturës, bashkëshortja e 53-vjeçarit ka shkuar në shtëpinë e te miturës dhe i ka ofruara nënës së saj 10 mijë euro në këmbim që familja të mbyllë çështjen.
Sigurisht e ëma nuk ka pranuar diçka të tillë.
Ndër të tjera gjyshja ka treguar se si familja e të miturës zbuloi makthin e 12-vjeçares. Sipas gjyshes ka qenë tezja e të miturës ajo që ka parë fotot nudo të mbesës në internet.
Më pas ajo ka folur me 12-vjeçaren, e cila ka rrëfyer me detaje makthin e saj 2-vjeçar, raporton media greke.
Kujtojmë se përveç 53-vjeçarit ka rënë në prangat e policisë edhe një person tjetër, i cili sipas dëshmisë së të miturës e ka përdhunuar atë në mënyrë sistematike.
Gjithashtu ditën e sotme do të thirren për të dëshmuar personat që kanë komunikuar me mesazhe përmes një aplikacioni me 53-vjeçarin, që të linin takim për të kryer marrëdhënien me të miturën.
10-15 persona që janë identifikuar nga e mitura dyshohet se kanë e përdhunuar ndërsa më shumë se 200 të tjerë thuhet se kanë shprehur “interes” për të kryer marrëdhënie me të.