Sali Berisha shkon në Lazarat: I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shkuar në Lazarat, ku është pritur me entuziazëm nga banorët.
Berisha shprehu vlerësimin për banorët e Lazaratit për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike.

Ndërsa iu drejtua edhe Kryeministrit Edi Rama duke thënë se “Lazarati nuk mund të shpërbëhet”.

 

“Dua të përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë, para jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë PD-së që nga themelimi i saj. Dua të shpreh krenarinë time të madhe me këtë mbështetje dhe t’ju garantoj se ndjehem krenar me mbështetjen e secilit prej jush, se ndjehem i detyruar pafundësisht ndaj jush, njerëz fisnikë, atdhetarë, punëtorë, për kontributin tuaj në demokraci, për kontributin tuaj si bastion i pamposhtur i atdhetarizmit.

Vij këtu nga Libohova dhe një mik i imi më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur, se Libohovën dua ta vë në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare. I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin. Këtë u përpoq ta bëjë diktatura më e egër dhe ata përfunduan në koshat e historisë dhe Lazarati mbeti bastion i lirisë. Prandaj ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë, të persekutimit të Lazaratit, do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme, do marrë përgjigjen e merituar në mbarë Shqipërinë”, u shpreh Sali Berisha.  /tvklan.al

Të Fundit